Autoritetet në Tiranë vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit, të përdorur nga autorët në ngjarjen e ndodhur në Kamëz më 25 Prill, ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit, tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr.

Policia thotë se në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit.

Dyshohet se autori e ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale. Policia sqaron se kërkimet do të vijojnë përgjatë shtratit të lumit, në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.

Mbrëmjen e 25 Prillit, 28-vjeçari Vladimir Kurti dhe 25-vjeçari Ruzhdi Hode, qëlluan për vdekje 52-vjeçarin Agim Boci, ndërsa plagosën bashkëshorten e tij, gjatë një tentative grabitjeje në marketin e familjes, në rrugën OSBE të Kamzës.

Ata u arrestuan të premten dhe e kanë pranuar krimin. Policia ka mundur të gjejë rrobat e përdorura për grabitjen, si dhe automjetin me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes. Ajo që mbeten ende për t’u gjetur është pistoleta e përdorur nga 28-vjeçari Kurti në vrasjen e Agim Bucit.

/tvklan.al