Ushtria izraelite ka ekzekutuar një prej krerëve ushtarakë të Hamasit. Bëhet fjalë për Maruan Isain, nënkomandatin e brigadave “Al-Kasam”, i cili është figura më e lartë e Hamasit e vrarë që prej 7 Tetorit kur nisi konflikti më i fundit në Rripin e Gazës.

Isa u vra në një tunel në Gaza javën e kaluar, ku edhe fshihej. Ai ishte në listën e të shumëkërkuarve për terrorizëm jo vetëm nga Izraeli por nga Bashkimi Europian.

Vrasjen e tij e konfirmoi Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në një konferencë për shtyp ku informoi mbi një telefonatë që presidenti Joe Biden pati me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sullivan njoftoi se Biden kishte rënë dakord me Netanyahun, që një delegacion izraelit të shkonte në Uashington për bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje që i jep fund luftës në Rripin e Gazës.

Biden i ka vënë si kusht kryesor Netanjahut që deri kur të zhvillohen bisedimet, sulmi tokësor izraelit i planifikuar për në Rafah, të mos nisë.

Gjasat janë që vizita të kryhet javën e ardhshme. Ndërkaq, numri i viktimave palestineze në më shumë se 5 muaj luftime ka arritur në gati 32 mijë.

Tv Klan