E kishim cilësuar si një skuadër europiane, por ndodhi totalisht e kundërta. Werder Bremen shmang rënien nga kategoria dhe këtë e bën në mënyrën më dramatike të mundshme.

Bardhegjelbërit siguruan mbijetesën në Bundesligë për të paktën edhe sezonin e ardhshme, pas dy barazimeve 0-0 dhe 2-2 ndaj vendit të tretë në Bundesliga 2, Heindenheim.

Me sfidën e parë që nuk dhuroi shumë emocione, dueli i kthimit ishte thjeshtë spektakolar. Ishte skuadra e ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Milot Rashica, ajo që kaloi e para në avantazh me një autogol të mbrojtësit vendas.

Gol që mbeti në fuqi deri në minutën e 85’, me Kleindienst që shënoi golin e barazimit 1-1.

Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt fundit, Augustienssen prishi ekuilibrat duke çuar në festë Ëerder, që pavarësisht se pësoi edhe golin e dytë siguroi biletën e qëndrimit në elitë.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për paraqitjen e djemve. Ishim në presion të jashtëzakonshëm dhe kritikat vlenin, por tashmë meritojmë vetëm duartrokitje”.

Kualifikim historik ky për Werder Bremen, që ruan pozitat në Bundesligë, duke u bërë skuadra e dytë pas Bayern Munich që qëndron më gjatë në Bundesligën gjermane.

Klan Plus