William Levy para disa vitesh rrëmbeu zemrat e femrave, sidomos në Shqipëri, me rolet e tij të shumta në telenovelat meksikane.

Ai tërhoqi vëmendjen dhe të Jennifer Lopez e cila e bëri pjesë të këngës së saj “I’m into you”. Por tashmë ka disa kohë që aktorin se kemi parë më në ekran dhe jo më kot. Prej 3 vitesh ai nuk ka realizuar asnjë film, ç’ka ka bërë që Levy të jetë në një gjendje të keqe financiare.

Ai është zhytur në borxhe, duke u detyruar të shesë vilën e tij në Florida dhe makinat super luksoze që zotëronte. Gjithashtu, 38-vjeçari ka një shumë prej 2 milionë dollarësh të papaguara që prej vitit 2017 dhe restoranti të cilin kishte premtuar se do ta hapte, vazhdon të jetë i mbyllur.

Klan Plus