Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut “Gjeopolitika Post-Pandemike: Së bashku në një botë veçmas”.

Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, si pjesë e proceseve integruese ndërsa e krahasoi karantinën e popujve për shkak të pandemisë me karantinën izoluese të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të mosmarrjes së një vendimi për zgjerimin nga BE.

Në panel merrnin pjesë përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrel dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Klan News