Xhaçka: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar




Xhaçka: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar

13:20 15/06/2021

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva. Në një postim në Twitter, Xhaçka thotë se i shprehu Silvas mirënjohje për përpjekjet e Portugalisë për ta çuar para integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa tha se shpresonte që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar.

Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara“, shkruajti Xhaçka.

Portugalia ka Presidencën e BE deri në Korrik të këtij viti./tvklan.al





Të ngjashme