Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar partinë e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë.

Ministrja Xhaçka i ka uruar LVV suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë”, shkruan ministrja në postimin e saj në Twitter.

Sipas Kryediplomates Xhaçka, zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike dhe institucioneve.

Klan News