Edhe pse janë ende fëmijë, ata dinë shumë mirë sesi ti vënë në siklet apo të emocionojnë të ftuarit e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Xheison pyeti gazetaren Fiori Dardha nëse ajo kishte ndryshuar mendim lidhur me një intervistë të sajën ku kishte thënë se kishte turp nga prindërit e saj sepse ata ishin shitës.

Kam parë një intervistë ku ti kishte trup se prindërit i kishe shitës, ndërsa mami im punon tokën dhe unë nuk kam fare turp sepse ajo punon që unë të rritem, por tani ke më turp?

Unë jam vajza më krenare në botë dhe prindërit e mi kanë sakrifikuar dhe kanë bërë punë nga më të rëndat që unë të shkollohesha dhe jam krenare për mamin tim që ka sakrifikuar dhe veten. Do u jem mirënjohëse çdo ditë dhe përpiqem ti lumturoj. Siç jam unë krenare për ata, dhe dua që dhe ata të krenohen me mua.

Gazetarja kishte dhe një mesazh për të gjithë prindërit:

Kam një mesazh:

Brezi im, brezi pak mbi ne,  na kanë thënë, gjithmonë “Mos”, por pa e argumentuar dhe ne jemi rritur me ndjenjën e fajit. Mesazhi që unë dua tu them prindërve është që të mos i rrisin fëmijët me atë fjalën “Mos”. Lërini të lirë. Bëni më të mirën për fëmijët, mos ja u shpjegoni me fjalë atë që doni të bëhen ata, por tregojuani me vepra.

/tvklan.al