Të ftuar:

Alketa Vejsiu

Mbrëmjen e sotme Emali mori Alketën si pasagjere dhe shëtitën në rrugët e Tiranës duke kënduar së bashku këngë të huaja dhe shqiptare, duke u rikthyer pas në kohë, herë pas here me kujtime, apo edhe duke telefonuar personazhe publikë si Alban Skënderaj, në kohën që po dëgjonin këngën e tij.

Nuk dihet data ekzakte se kur do të nisë transmetimi i programit të parë të “Road Trip me Alketën”.

Fobia e madhe e Alketa Vejsiut

Vejsiu ishte këtë javë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Në intervistën e gjatë, Alketa foli për shumë gjëra, përfshirë familjen, marrëdhënien e saj të mrekullueshme me Vera Grabockën, etj.

Por, në intervistë ajo foli edhe për fobinë e saj më të madhe, që janë ashensorët.

Ermali: Ke ndonjë fobi ti gocë, ke frikë nga ndonjë gjë?

Alketa: Ashensorët. Kam mbetur një herë 45 minuta në ashensor. Kam qenë me një pilot avioni, komshiu im me qira në pallatin ku kam qenë më parë…Se po më kujtohet një situatë shumë komike.

Ermali: E paske çmenduar atë aty brenda. Do ketë thënë si  s’ngela vetëm në ashensor.

Alketa: Ai më jepte kurajë se unë… tensioni nuk e di sa më vajti. I kam tmerr ashensorët. Por, më e bukura ishte që shokët e tij në katin e tretë që bërtisnin “Jeff, hey Jeff, are you ok? Hey guys are you ok?”…ishim në rregull, ishim në rregull. Pas 45 minutash dola shëndosh e mirë nga ashensori dhe që atëherë jam gati të bëj 20 kate shkallët me këmbë se sa të mbetem në ndonjë ashensor të pa kolauduar mirë.