2 ditë më parë u kthye nga Belgjika

Policia dhe Prokuroria kanë zbardhur lëvizjet e Hekuran Billës, para se të ndodhte vrasja te Komuna e Parisit në Tiranë.

Në muajin Prill të 2019, Billa ka filluar të lëvizë lirisht, pasi mori vendimin për daljen nga burgu. Gjatë kësaj periudhe ka pasur hyrje dalje të shpeshta në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Holandë. Pikërisht në aksin Belgjikë Holandë, 40-vjeçari ka lëvizur më shumë.

Disa ditë para se të vritej në Tiranë, Hekuran Billa ishte në Belgjikë. Ai është nisur nga Belgjika për në Angli dhe më pas në Mal të Zi, për t’u futur në kufirin shqiptar në datën 6 Qershor me makinën BMV X6.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë dyshime që në Angli, Hekuran Billa është ndjekur para se të vinte në Shqipëri dhe më pas është dhënë informacion për vrasësit, pasi 40-vjeçari kishte një pamje të re.

Ndërkohë hetuesit kanë kërkuar informacion nga Belgjika dhe Holanda pasi kanë dyshime për përfshirjen e Billës në aktivitet kriminale aty. Policia ka shpallur në kërkim Viktor Prelën për vrasjen, por nuk ka ende prova për ta lidhur me ngjarjen.

Tv Klan