Zhytësit e marinës kanë filluar sot një operacion pesë ditor për të çaktivizuar bombën më të madhe të pashpërthyer deri tani, e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Bomba është gjetur në Poloni, në kanalin Piast që lidh detin Baltik me lumin Oder dhe është përdorur në vitin 1945, në një sulm të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Britanisë kundër kryqëzorit gjerman Lutzow.

E quajtur si bomba “tërmeti”, marina ka njoftuar se ajo peshon 5400 kg në total dhe 2,400 kg janë eksploziv.

Mediat lokale bënë të ditur se nga operacioni që ka filluar sot të paktën 751 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre afër zonës./tvklan.al