Kanali më i madh shtetëror në Gjermani, ZDF, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë. I cilësuar si vendi më i izoluar, i varfër i Evropës gjatë periudhës së komunizmit, Shqipëria tashmë është një vend për aventurë për turistët.

Shqipëria, sipas reportazhit, cilësohet e guximshme, e paprekur dhe që ofron gjithçka të mundshme. Ka brigje të paprekura me plazhe të bardha, male të egër dhe një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, si Vjosa.

Një sugjerim për gjermanët është Dhërmiu. Aty mund të gjejnë plazhe të gjera me rërë, bare të lezetshme buzë detit dhe një numër në rritje të resorteve për pushime.

Në qytetin e vjetër, në Vuno, po shpëtojnë traditën dhe paprekshmërinë falë financimit të BE-së: shtëpitë e vjetra po shndërrohen në hotele, duke u restauruar në një mënyrë historike.

Në vëmendjen e kanalit televiz gjerman është edhe Tirana. Në reportazh fokusohet transformimi i Piramidës. Tirana cilësohet si një qytet me plot ngjyra. Ngjyrat e mprehta të mureve largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.

Për ZDF-në, Shqipëria është një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejta.

Tv Klan