Një aksident i rëndë me dy viktima ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në Kurbin. Ngjarja u regjistrua në zonën e Fushë-Kuqes kur një traktor u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i traktorit, 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj nga Mirdita, që udhëtonte si pasagjer në mjetin bujqësor.

Dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi u gjetën të pajetë në ujë, poshtë traktorit.

Tv Klan