Kreu i LDK-së: Kemi nevojë për qartësinë shtesë

Kanë nisur diskutimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Vjosa Osmanin e cila synon postin e Presidentes.

Pas takimit kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë të kenë diskutuar për platformën që Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin që synon.

“Ne kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm do të kemi nevojë për qartësime shtesë dhe do të kemi kohë për diskutimet brenda partive. Seanca mund të thirret në momentin e parë që ka pajtueshmëri mes akterëve politik e jo të njërës palë. Deputetët e listës ‘GUXO’ janë pjesë e koalicionit qeverisës deputetët e LDK janë pjesë e opozitës”.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur bindjen që votimi i Vjosa Osmanit për President do të rezultojë me sukses.

“Ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë besoj se do ta kurorëzojmë me sukses, pra zgjedhjen e Presidentes së Republikës”.

Ndërsa gjatë ditës Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar 13 deputetët e Kuvendit me emra të rinj të cilët pritet të betohen në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës. 

Tv Klan