Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë janë vlerësuar si të rregulla dhe janë pranuar nga të gjitha forcat politike. Por edhe pse në tërësi janë vlerësuar si zgjedhjet më të rregullta që janë mbajtur në Kosovë, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërojë votat në disa qendra.

Sipas KQZ-së, në mbledhjen e sotme  është marrë vendimi që të rinumërohen votat vetëm në 12 vendvotime.

Votat do të rinumërohen në Gjakovë; Fushë Kosovë; Rahovec; Podujevë; Prizren; Skenderaj; Suharekë ; Ferizaj dhe Vushtrri .

Zgjedhjet në Kosovë u zhvilluar në 14 Shkurt dhe nuk u shoqëruan me incidente. Fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike në vend të dytë, më pas Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./tvklan.al