Opinion-“Beteja” për bashkinë e Tiranës ka startuar tashmë dhe dy kandidaturat që do të përballen me njëra tjetrën janë kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari aktual i bashkisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i PD Sokol Solldashi. Për të diskutuar lidhur me zgjedhjet dhe dy kandidaturat Rama-Olldashi ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan katër personazhe të njohur të jetës politike dhe të mediave në vend si Bamir Topi e Ben Blushi dhe analistët Skënder Minxhozi e Andi Bushati.

“PD është e gatshme për të hyrë në zgjedhje dhe këtë terren e ka përgatitur me kohë, por kampi tjetër është duke nxjerrë pretekste duke dëshmuar gjithë e më shumë që nuk është gati. PD është gati sepse vjen edhe pas një fitoreje të rëndësishme nga viti i kaluar”, tha Topi.

“Ne kemi gati 1000 kandidatë për 370  bashki dhe komuna në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që PD nuk ka asnjë kandidat të shpallur. Kjo tregon se përgatitjet tona janë shumë më afër zgjedhjeve krahasuar me PD-në. Por pavarësisht kësaj ne e kemi thënë çdo ditë që jemi të gatshëm për zgjedhje kushtëzuar me standarde. Sot që flasim nuk ka lista dhe nuk ka komisionerë në Shqipëri. E vetmja gjë që kemi është një datë zgjedhjesh dhe një vullnet të dyshimtë të PD për të hyrë në zgjidhje, kjo është situata”, tha Blushi./tvklan.al

Të ftuar: Bamir Topi, Ben Blushi, Skënder Minxhozi, Andi Bushati.