Zhillimet në Kosovë kanë qenë gjithnjë me interes për vendin tonë dhe vetëm një javë më vonë do të mbahen edhe zgjedhjet e dyta që pas vitit 1999. Duke marrë shkas nga ky eveniment i rëndësishëm politik, gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur të trajtojë në emisionin “Opinion” disa fenomene që kanë të bëjnë me politikën e Kosovës dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në studio Migjen Kelmendi botues i “Java”, Baton Haxhiu analist, Artur Zheji drejtor i RTSH, Mero Baze botues i gazetës “Tema” dhe në lidhje direkte Frrok Çupi drejtor i ATSH.

“Sipas meje janë tre elementë kryesor që spjegojnë situatën politike në vend. Elementi i parë është se statusi është ende pezull dhe derisa të përfundohet statusi popullata heziton të ndryshojë mentalitetin politik. Së dyti është element më shumë ikonik, Rugova ka qenë i pari që ka ndërtuar një strukturë politike që del nga komunizmi dhe ka bërë një unifikim të faktorit shqiptarë dhe ky unifikim është ende vëmendja kryesore e qytetarëve. Dhe elementi i tretë ka të bëjë me viktimizimin e Rugovës si personalitet politik dhe heshtja pas luftës që i la hapësirë forcave të UÇK. Këto janë tre arsyet se përe qytetarët vendosin votën njëlloj si në vitet e kaluara, kjo nuk besoj se do të ndryshojë as javën e ardhshme. Rugova mbetet lideri kryesor i Kosovës”, tha Haxhiu./tvklan.al