Skema me vlerë 300 milionë $ përthithje të ulet, është kredituar vetëm 36% e fondeve

4 vjet pas krijimit të skemës me vlerë 300 milionë dollarë të garantimit të kredisë për bizneset në sektorin e bujqësisë nga ana e BERZH dhe qeverisë shqiptare, vetëm 80 milionë dollarë fonde janë përthithur nga sipërmarrja. Drejtori i BERZH, Matteo Colangeli, tha se po punohet që kjo paketë të zgjerohet dhe të ofrojë garanci për huamarrjen bankare edhe të biznesit të turizmit. Kreu i BERZH në Shqipëri tha se një element pengues për përthithjen e fondeve është informaliteti i lartë.

“Informaliteti është një problem që kufizon kreditimin, si në agroturizëm dhe në sektorë të tjerë. Ka biznese që raportojnë të ardhura të ulëta, që të paguajnë më pak taksa, e më pas ankohen se nuk marrin kredi.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u bëri thirrje bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat kanë nevojë për kapital për t’u zhvilluar që të rriten dhe nuk kanë kolateral, që të shfrytëzojnë këto skema. Ajo pranoi se pikërisht informaliteti mban peng zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Përmes skemës së garancisë në sektorin e bujqësisë, bizneset në këtë sektor mund të marrin kredi, ku një pjesë të kolateralit e mbulon fondi i BERZH , ndërsa risku për bankat ulet, duke bërë që të japin interesa të lira.

Tv Klan