Pas humbjes së tretë kërkohet zëvendësimi i trajnerit zviceran, Jan Oblak

Vijon kriza te Kosova. Kombëtarja “dardane” ka zhgënjyer sërish tifozët e saj, teksa ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në kuadër të Ligës së Kombeve. Mungesat e shumta, mes të cilave ato të Rrahmanit, Muriqi dhe Rashica kanë ndikuar indirekt në paraqitjen e ekipit te Kosovës.

Së fundmi, kombëtarja e drejtuar nga Challandes u mposht 1-0 nga Sllovenia në shtëpi, në një duel ku nuk arriti të ngrihet për asnjë moment në nivelin e pritshëm, kjo falë edhe pritjeve të njëpasnjëshme të Jan Oblak. Humbja e radhës për Kosovën, që ka një vit pa fitore, ekzaktësisht prej 13 Tetorit të vitit të shkuar ndaj Malit të Zi.

Me këtë dështim, Kosova tashmë duhet të mendojë vetëm për të shmangur vendin e fundit dhe do të luftojë me Moldavinë, me cilën ndajnë fundin me nga 1 pikë. Humbjet, për më tepër në shtëpi, kanë shtuar zërat për largimin e trajnerit Challandes. Por nga ana e tij, zvicerani shprehet optimist, ku i del në mbrojtje punës së bërë me skuadrën.

“Jam i zhgënjyer me lojtarët. Nuk mund të them se nuk e bënë lojën e tyre. Ky ishte formacioni më i mirë edhe pse ishte pothuajse i ngjashëm me Maqedoninë e Veriut. Skuadra ka luftuar deri në fund. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të punojmë.

Misioni i radhës është ai i 14 Tetorit ndaj Greqisë! Nëse nuk ia del të marrë të paktën një pikë, sezoni mund të konsiderohet i dështuar.

Klan Plus