Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotmje lidhur me zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin tonë. Në një deklaratë, Meta shprehet se po ndjek me shqetësim situatën e përhapjeve të flakëve në disa qarqe të vendit.

“Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit”, shprehet Meta.

Në regimin e tij Presidenti shprehet se situata është shumë e rrezikshme dhe sipas tij janë mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Më tej u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë në kohë dhe hedh akuza se ka pasur një ngelizhencë të situatës./tvklan.al