Një sipërfaqe prej mbi 5 mijë metra katrorë më shkurre, bimësi të ulët dhe shkozë është djegur në zonën e Shetajt në Ishëm.

Ndërkohë vatrat e zjarrit në Rrushkull janë vënë nën kontroll përgjatë ditës së sotme nga forcat e zjarrfikëses si dhe të ushtrisë.

Sipas raportit të zjarrfikëses zjarret janë neutralizuar  dhe se përgjatë ditës së sotme nuk janë shfaqur vatra të reja.

Nga zjarri nuk ka pasur dëmtime në banesa, veçse në bimësi, ku për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës ndërhyrja nga ana e forcave të zjarrfikësve ka marrë kohë./tvklan.al