Zv/ambasadori i SHBA: E lehtë të gëzohesh për vendimin ndaj Shullazit, duhet të festojmë procesin

Zv/ambasadori i SHBA: E lehtë të gëzohesh për vendimin ndaj Shullazit, duhet të festojmë procesin

10:01 12/12/2018

Zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski, thotë se procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij duhet të vlerësohet për mënyrën se si u mbajt.

Në fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, zv/ambasadori Koski vuri theksin tek një sistem drejtësie që vepron vetëm bazuar mbi ligjin.

Sipas tij, i pandehuri gëzon deri në fund prezumimin e pafajësisë, ndërsa Gjykata më pas dha vendimin bazuar mbi provat dhe duke respektuar ligjin. Pavarësisht dënimit që Shullazi dhe grupi i tij mori, zv/ambasadori amerikan shprehet i pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit të vendimit.

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”

, u shpreh ndër të tjera zv/ambasadori i SHBA në Tiranë. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT