Mbledhjet online përmes aplikacionit Zoom janë bërë të zakonta tashmë për shkak të pandemisë.

Jo në pak raste, kanë ndodhur edhe incidente për shkak të kamerës së harruar ndezur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Filipine. Një zyrtar është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij, teksa po bëhej gati për mbledhjen online në Zoom.

Por, për shkak të një butoni të shtypur gabim, kamera nuk ishte fikur dhe gjithçka po filmohej. Teksa anëtarët e tjerë në mbledhje nisën diskutimet, zyrtari i identifikuar si Jezus Estil u ngrit në këmbë dhe shkoi drejt tavolinës së sekretares së tij.

Teksa po kryenin marrëdhënie, kolegët e tyre po shikonin çdo gjë. Njëri prej tyre regjistroi të gjithë skenën. Më pas video u bë virale nëpër internet.

Banorët kërkuan dorëheqjen e Estil, i cili mbante një post në qeverisjen qëndrore. Pas këtij peticioni, zyrtari ka kërkuar falje, por autoritetet kompetente thanë se do të lirohet nga detyra sa më shpejt. /tvklan.al