Marrëdhëniet janë të ndërlikuara, të vështira dhe kërkuese. Megjithatë janë edhe të bukura, romantike dhe plot momente të mrekullueshme. Në fakt, shkencëtarët që studiojnë funksionin e neuroneve të trurit kanë arritur në përfundime shumë interesante në lidhje me marrëdhëniet dhe tani mendojnë se, pavarësisht nga kushtet në të cilat është krijuar një lidhje, ajo kalon në 5 faza.

“Fluturat në stomak”

Shumë e konsiderojnë atë si pjesën më të mirë të marrëdhënies, pasi mbizotërojnë emocionet pozitive. Pasioni dhe nevoja për kontakt të vazhdueshëm dominojnë këtë fazë. Në këtë pikë, rolin e parë në trurin tonë e luajnë testosteroni dhe estrogjeni, hormone që rrisin energjinë.

Faza e dytë ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënies:

Në këtë pikë gjërat relaksohen pak dhe sipas neuroshkencëtarëve, kjo është faza në të cilën tërheqja fizike është sërish shumë e fortë, por shoqërohet edhe me nevojën për një njohje më të thellë shpirtërore. Kimikatet që rrjedhin në të gjithë trupin në fazën 2 janë kryesisht dopamina dhe adrenalina, që kanë një efekt shumë pozitiv në humor.

Faza 3: Intimiteti/Familjarizimi

Ky është momenti kur filloni e pyesni veten se cila është gjëja e duhur për ju. Ka më shumë intimitet dhe aspekte të tjera që dalin në pah. Kryesisht në fokus është e ardhmja ideale për raportin.

Faza 4: Besnikëria ose të qenurit i ndershëm me partnerin

Është koha të përballeni me tiparet më pak “lajkatare” të partnerit dhe së bashku me to, të zbuloni edhe tuajat. Duke arritur në fazën e katërt ju ndjeni nevojën për të qenë të sinqertë me tjetrin dhe dëshironi të njëjtën gjë mbrapsht.  Është e nevojshme nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të shkojë disa hapa më tej.

Faza 5: Stabiliteti

Pasi keni kaluar ulje-ngritje të ndryshme, dyshime dhe probleme të vogla apo të mëdha, marrëdhënia prek qëndrueshmërinë e saj. Pra në këtë pikë ndiheni më të sigurt.  Oksitocina  na bën të ndihemi më të bukur dhe vazopresina, e cila aktivizon ato zona të trurit që na japin një ndjenjë mbrojtjeje dhe besimi, lirohet në trup.

Nëse i kaloni të gjitha këto faza, atëherë me siguri keni gjetur patnerin e jetës./tvklan.al