Policia italiane ka sekuestruar 1.5 ton marijuanë në Leçe, dhe ka arrestuar dy persona, një italian dhe një shqiptar.

Të arrestuarit, indentiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin ngarkuar lëndën narkotike në një kamion. Policia është vënë pas automjetit, pasi doli nga një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të transportuar lëndë narkotike.

Sipas mediave lokale, arrestimi i dy personave u bë pas një ndjekjeje nga policia ku më pas u sekuestrua edhe lënda narkotike që ishte e ndarë në 62 pako të ndryshme.

/tvklan.al