1.82 milionë dollarë për 3 bobinat unike

1.82 milionë dollarë për 3 bobinat unike

22:50 21/07/2019

Këto pamje origjinale të 3 astronautëve amerikanë që zbritën në hënë 50 vjet më parë janë ruajtur në 3 bobina me shirit magnetik, të cilat të shtunën u shitën prej një shifër rekord prej 1.82 milionë dollarësh në një ankand në New York.

Shtëpia e ankandeve Sothebi’s njoftoi se ia shiti një personi, të cilin nuk e ka identifikuar ende. Bobinat përmbajnë 2 orë e 24 minuta xhirime autentike, të pamjeve që kanë përcjellë me satelitë drejt tokës 3 astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin gjatë misionit të tyre tre ditor.

“Ajo çfarë përmbajnë këta shiritë janë ecjet mbi sipërfaqen e hënës të tre astronautëve. Mes tyre është edhe momentet e ecjes si kangur përmes të cilave ata testojnë gravitetin, momentet kur Neil grumbullon pluhur e gurë nga Hëna, por edhe telefonatën e parë nga Hëna”.

Ky është i pari komunikim që njerëzit kanë bërë nga një trup qiellor. Tre bobinat unike u shitën 8 mijë herë më shtrenjtë nga ç’i kishte blerë një student i quajtur Gary George në vitin 1976, i cili në atë kohë bënte stazhin tek Qendra e Kontrollit të NASA-s në Houston të Teksasit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT