Policia jep informacion zyrtar: Humb jetën 35-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të mërkurë në Gramsh. 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Kabash. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se të aksidentuarit udhëtonin me mikrobus që drejtohej nga B.Ç. Mjeti mësohet se pësoi një defekt teknik, duke dalë nga rruga.

Nga aksidenti tragjik mbeti i vdekur 35-vjeçari me iniciale A.Ll. Ndërkohë, 4 të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al