Turistët të cilët do të zgjedhin të pushojnë në Lezhë këtë sezon do ta kenë më të lehtë për të arritur në bregdet. Në këtë qark janë drejt fundit disa akse ndërtimi i të cilave do të lehtësojë ndjeshëm trafikun.

Pjerin Ndreu: Po punohet rruga që para sezonit turistik hap një arterie, në dalje për të shfryrë trafikun. Po punohet rruga Shëngjin-Velipojë.”

Infrastruktura është prioritet i pushtetit lokal edhe për vitin e ardhshëm. Kështu u shpreh kryetari Pjerin Ndreu gjatë konsultimeve të para për buxhetin e vitit 2025.

Pjerin Ndreu: Do të bëhemi gati me projekte. Do të kemi në dorë të gjitha projektet për të gjithë rrugët që do të shtrohen dhe do të përqëndrohen të gjitha në qytet në Shëngjin dhe në lagjen Nënë Tereza dhe ju kam thënë me sinjalistikë horizontale, me sinjalistikë vertikale, një qytete që do të jetë model.

Bregdeti i Lezhës zgjidhet çdo vit nga mijëra turistë ndërsa ky qark vizitohet edhe për kulturën dhe historinë.

Klan News