Rama: 16.5% më shumë se një vit më parë

Në 20 ditët e para të këtij Gushti, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se muaji Gusht i vitit të kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, si qeveri, si bashki e si komunitete”, shkruan Kryeministri Edi Rama në statusin e tij në Facebook.

Sipas kreut të qeverisë, që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social, patriotizmin duhet ta masim me kontributin në pastërtinë e mjedisit dhe respektimin e rregullave dhe traditës shqiptare të mikpritjes.

Tv Klan