Një vit më parë Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima dhe mijëra të plagosur. Sot në hyrje të seancës plenare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të mbahej një minutë heshtje në nder të viktimave.

Pasi u mbaj një minutë heshtje, Ruçi drejtua me një mesazh qytetarëve, deputetëve dhe të gjithë atyre që ndihmuan Shqipërinë në ditët e saj të vështira.

Tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj  një solidaritet i fuqishëm  njerëzor. Qindra mira qytetarë kontribuuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit. Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës. Përgjigja e Qeverisë e institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare”, tha Ruçi.

Më tej kreu i Kuvendit, tha se institucioni që ai drejton “inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria  njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet”./tvklan.al