Refuzimi që Edi Rama i bëri interpelancës së thirrur nga opozita për investigimin e madias italiane “Rai 3” solli reagimin e kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi. Kryeministrin e cilësoi jo vetëm qesharak, por edhe frikacak, duke e ftuar të respektojë kushtetutën.

“Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetshëm.”

Nuk ka dyshim për përfshirjen e Olsi Ramës në çështjen e Xibrakës, ndaj Kryeministrin e fton pa vonesë të shpjegojë rolin e të vëllait në trafikun e drogës.

“Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.”

Bardhi e mbyll qëndrimin e tij duke i kërkuar SPAK-ut të mos heshtë, por të provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, qofshin këta edhe familjarë të Kryeministrit.

Tv Klan