ISHP: E domosdoshme për të sëmurët kronikë e gratë shtatzëna

Interesi për vaksinën anti-grip në poliklinika mbetet i lartë. Nga 234 mijë vaksina që janë siguruar falas nga shteti 115 mijë janë injektuar vetëm në 3 javë.

“E filluam me bluzat e bardha që pothuajse po mbaron personeli shëndetësor po ashtu të sëmurët kronikë që janë paraqitur të parët për vaksinim, deri tani janë administruar 50% të dozave që kemi shpërndarë”.

Moshat e treta kanë shprehur interes më të lartë për vaksinim por ekspertët thonë se janë disa kategori risku për të bërë forma të rënda ndaj duhen vaksinuar kundër gripit.

“Kryesisht të sëmurët kronikë personat mbi 60 vjeç por do doja të theksoja dhe gratë shtatzëna, janë vaksinuar shumë por duhet të vaksinohen se sigurojnë veten e tyre dhe te fëmijët, gjatë gjithë sezonit të gripit”.

Sezoni i gripit ka nisur dhe në vendin tonë janë identifikuar 2 rastet e para të infektuara me virusin AH1N1. Ekspertët sigurojnë se vaksina që po aplikohet është 4 valente duke siguruar kështu mbrojtje nga 4 tipet e viruseve 2A dhe 2B që mendohet se po qarkullojnë në hemisferën veriore.

Tv Klan