134 aksidente në Nëntor, 11 viktima



134 aksidente në Nëntor, 11 viktima

15:47 29/11/2021

Mbi 170 të tjerë të plagosur në rrugët e vendit

Aksidentet vijojnë të mbeten një plagë e shoqërisë që shkakton mesatarisht, 5 të lënduar në ditë.  Vetëm në 26 ditë të muajit nëntor në të gjithë vendin janë shënuar rreth 134 ngjarje tragjike në rrugë me pasojë 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas të dhënave të siguruara nga Televizioni Klan nga këto aksidentet kanë marrë lëndime në grada të ndryshme, por jashtë rrezikut për jetën 170 qytetarë. 

Duke e krahasuar me numrin e aksidenteve në muajin Tetor të këtij viti, duket se edhe Nëntori mbetet në të njëjtat nivele. Tetori u mbyll me 127 aksidente në total me pasojë 15 viktima dhe 179 të plagosur.

Akset interurbane janë ato që prodhojnë më së shumti aksidentet. Më problematike mbeten akset Lezhë-Laç, Lushnjë-Berat, apo edhe Tiranë-Durrës.

Sipas ekspertëve shkak për aksidentet kryesisht bëhet udhëtimi me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar, por edhe përdorimi I alkoolit dhe celularit.

Tv Klan








Të ngjashme