15 vjet duroi dhunën e burrit, sot kërkon ndihmën e vajzës që e rriti me sakrifica: Jam në mes të katër rrugëve



15 vjet duroi dhunën e burrit, sot kërkon ndihmën e vajzës që e rriti me sakrifica: Jam në mes të katër rrugëve

19:09 12/01/2020

Zonja Deliko ka rrëfyer në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. Për 15 vite, ajo nuk mund as ta denonconte sepse frika dhe kërcënimet e tij nuk e lejonin.

Torturat sa vinin e shtoheshin dhe arritën deri aty sa ish-bashkëshorti e mbylli në një dhomë dhe nuk e lejonte të shihte fëmijët.

Në vitin 2001, Deliko merr guximin dhe ndahet, por edhe sot jeton ngjitur me ish-bashkëshortin në atë që dikur ishte kasollja e lopës. Pa asnjë ndihmë dhe në mes të katër rrugëve, ajo ka ftuar në seancën e ndërmjetësimit vajzën e saj dhe kërkon prej saj që ta ndihmojë.

Deliko: Kam ngelur mes katër rrugëve tani. S’kam as shtëpi, asnjë gjë. I kërkoj ndihmë vajzës, vajza nuk më afron, kam hallet e mia, kam problemet e mia. Dhe ndaj e kam sjellë vajzën këtu.

Eni Çobani: Kemi edhe djalin Anin?

Deliko: Po edhe Anin!

Eni Çobani: Një vajzë tjetër e keni në Greqi, ndërkohë që Aleksi, djali i vogël, është kthyer tek babai apo jo?

Deliko: Djali 26 vjeç u kthye me të atin. Jam mes katër rrugëve. I rrita..

Blerta: Nuk arrij akoma ta kuptoj se për çfarë arsye mua mamaja ime më ka thirrur sot këtu. Sinqerisht, ndoshta juve mund t’ju duket pak e habitshme. Vuajtjet që ka kaluar ajo unë i di shumë mirë. Ja i di unë, ja s’i di askush. Dhe jo tortura, jo vuajtje, por vuajtje çnjerëzore, sa ajo nuk ka guxim t’i thotë.

Eni Çobani: Pra flasim për një njeri gati në kufijtë e të pamundurës, si mund të jetë një burrë i tillë?

Blerta: Por arsyeja që mamaja mua më thërret sot këtu, çfarë ndihme kërkon ajo nga unë? Çfarë ndihme kërkon ti mama?

Deliko: Blerta unë kërkoj ndihmë, të më ndihmosh.

Blerta: Mama je ndarë që në 2001 me babanë. U ndatë, aq ishte martesa se nuk duroheshin vuajtjet, por ndërtuat një pasuri për kaq vite dhe atë pasuri ju e ndatë. Ai ndjenji, vetë e ke deklaruar në mos gaboj, është me firmë, me vulë.

Deliko: Blerta!

Blerta: Mama, të lutem më dëgjo. Nëse unë gënjej më kundërshto. Ti ke lënë shtëpinë dhe ai të ka nxjerrë në truall, të ka lënë toka. Çfarë do ti nga unë tani?

Deliko: Unë dua..

Blerta: Pse ke ngelur ti në mes të katër rrugëve?

Deliko: Shiko Blerta..

Blerta: Të lutem ma shpjego? Ai të ka nxjerrë në një banesë, banesë nuk thuhet, por në një dhomë me 4 mure dhe një çati pa derë dhe pa dritare sepse ti vetë pranove.

Eni Çobani: Tani nuk është e thënë që ti drejtohesh në këtë formë, se ajo ka bërë sakrificë për ju!

Deliko: Unë të kam thirrur të më ndihmosh se jam në mes të katër rrugëve. Kërkoj ndihmë nga ty sepse nga presioni nga dhuna që kisha nuk ju lija dot juve.

Blerta: Mama çfarë të të bëj unë? Kur ti ishe 33 vjeçe në atë kohë kur u ndave me babanë. Ti shumë mirë mund të shikoje jetën tënde, të shikoje rrugën tënde. Çfarë të të bëj unë sot?

Eni Çobani: Kush ishte drejtimi Blerta? Martesa?

Blerta: Shumë mirë të ndërtonte jetën e saj, pse duhet të vuajë ajo sot në pikën e zezë, zonja Eni.

Deliko: Zonja Eni unë isha 33 vjeçe, por unë nuk martohesha dot se unë kisha 4 fëmijë. Edhe nuk i lija dot fëmijët rrugëve, se unë i shikoja me sy që i dhunonte fëmijët, i rrihte, çfarë s’ju punonte fëmijëve. Ju thoshte do t’ju vras, do t’ju pres një këmbë po shkuat me mamanë.

Blerta: Çfarë t’i bëj unë zonja Eni? Unë jam e martuar.

Eni Çobani: Juve me babain flisni?

Blerta: Jo absolutisht! /tvklan.al








Të ngjashme