Në mediat e huaja është publikuar një video e realizuar në Indi ku shihet një vajzë 16 vjeç e lidhur në një litar me përdhunuesin e saj.

Ndërkohë që ecin mes një turme njerëzish, dëgjoheshin brohoritje “rroftë Nëna Indi”. Familja e vajzës thuhet se ishte në mesin e atyre që insistuan që ajo të turpërohej publikisht pasi u shfaqën akuzat për përdhunim.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe liroi vajzën, e cila thuhet se u sulmua gjatë ritualit poshtërues. Gjashtë persona, përfshirë përdhunuesin e dyshuar u arrestuan.

Një oficer i policisë është shprehur: Është hapur  një çështje kundër 21-vjeçarit që akuzohet për përdhunim. Madje është hapur edhe një çështje tjetër për familjen e vajzës dhe fshatarët të cilit ndodheshin gjatë parakalimit të vajzës të cilën e rrahën.

India ka qenë në qendër të vëmendjes globale në vitet e fundit për të dhënat e saj mbi dhunën seksuale. Sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimeve të Krimit, 32,033 raste përdhunimesh u regjistruan në vend në 2019, ose 88 në ditë mesatarisht.

Në vitet e fundit, disa raste përdhunimesh në Indi kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të natyrave të tyre tronditëse. Përdhunimi në grup i një studenti 23-vjeçar në një autobus publik në Delhi në 2012 shkaktoi protesta të mëdha në të gjithë kryeqytetin. /tvklan.al