Rritet numri i pacientëve në dy spitalet Covid

Dy qytetarë kanë humbur jetën nga kororonavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se një 74-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana, nuk e kanë fituar dot betejën më Covid, duke e çuar në 413 numrin e vitktimave në vendin tonë.

Ndërkojë ka një përkeqësim sa i përket numrit të të shtruarve në spital. Janë 239 pacientë që po marrin trajtim në dy spitalet COVID, 11 më shumë se një ditë më parë.

Sa i përket rasteve të reja, janë 167 persona të infektuar në 24 orët e fundit, nga 932 testimi, ku pjesa më e madhe e rasteve janë në Tiranë.

Tv Klan