Presidenti serb, Aleksandar Vučić ka premtuar 18 mijë euro shpërblim për të gjithë ata prindër serbë, të cilët sjellin në jetë një fëmijë të katërt.

Deklaratën, kreu i shtetit serb e bëri gjatë një vizite në Toplicë, ku u shpeh se nëse brenda katër dekadave të ardhshme nuk do të ketë një shtim të popullsisë, atëherë kjo e fundit rrezikon të zhduket. 

“Nëse brenda 4 dekadave populli serb nuk angazhohet në shtimin e popullsisë, atëherë kombi serb mund të zhduket”

, u shpreh Vučić.

Mediat serbe shkruajnë se qeveria ka prezantuar masat të reja në mënyrë që të mbështesë rritjen e popullsisë. Përveç shpërblimit prej 18 mijë euro, si në rastin e fëmijës së katërt, nënat do të marrin para në vazhdimësi.

Kështu, për fëmijën e parë nënat e reja përfitojnë 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për 2 vjet, ndërsa për fëmijën e tretë nënat do të përfitojnë 12 mijë dinarë në muaj, për 10 vjet.

/tvklan.al