Policia e Tiranës njoftoi këtë të premte nisjen e një procedimi penal ndaj një vajze 18-vjeçare. Shkak u bë një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kamëz. E reja dyshohet se plagosi me mjet prerës kunatin e saj 40-vjeçar.

“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjendje të lirë një 18-vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vet shtetasin A.M.,40 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim të policisë.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta, megjithatë mësohet se kunati kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur./tvklan.al