Një 20-vjeçar u ndalua nga autoritetet në Devoll pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua 43-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al