Një konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk pati pasoja të rënda për një 23-vjeçar, në fshatin Podgorie të Maliqit.

Burime zyrtare të policisë thonë se në konflikt u përfshinë dy bashkëmoshatarë. Menjëherë pas kësaj, i riu me iniciale E. G., dyshohet se qëlloi me pushkë në drejtim të 23-vjeçarit me iniciale M. H. Fatmirësisht ky i fundit nuk pësoi dëmtime, ndërsa autori i dyshuar pas të shtënave u largua nga vendngjarja.

Megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua nga forcat speciale “Shqiponjat”. Në videon më lart tregohet edhe momenti kur 23-vjeçari shoqërohet nga policia. Në afërsi të vendit të ngjarjes, autoritetet gjetën edhe armën e zjarrit./tvklan.al