Arrestohet nga Policia e Tiranës. I aksidentuari ndodhet në spital

Një këmbësor përfundoi në spital pasi u përplas nga një automjet në Tiranë. Në një njoftim për mediat, policia e kryeqytetit tha këtë të premte se kishte vënë në pranga shoferin e makinës, një djalë 24-vjeçar i cili pasi përplasi këmbësorin u largua nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë./tvklan.al