Përveç prestigjit që të jesh pjesë e Euro 2024, UEFA pritet të shpenzojë shuma të larta për të paguar arbitrat e Europianit. Në ndeshjet e fazës së grupeve, kryesori do të përfitojë 5 mijë Euro, ndërsa asistentët e tij, përfshirë arbitrin e katërt do të paguhen nga 2500 Euro.

Për ata të cilët do të qëndrojnë në sistemin e VAR, do të marrin nga 3 mijë Euro secili. Në sfidat e tjera, shuma rritet për të gjithë arbitrat. Kryesori do të përfitojë 10 mijë Euro për takim, ndërsa ndihmësit e tij përfshi VAR do të kenë nga 5 mijë Euro.

Pak kohë më parë, UEFA publikoi emrat e arbitrave që do të jenë në dispozicion për ndeshjet e Europianit, një eveniment që do të transmetohet në TV Klan. Gjysma e tyre gjykuan edhe në turneun e kaluar. Kampionati Europian do të mbahet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në 10 qytete të Gjermanisë.

Tv Klan