26-vjeçarja që fiton shuma marramendëse me të pasmet

26-vjeçarja që fiton shuma marramendëse me të pasmet

21:10 20/07/2019

Një vajzë e cila fiton rreth 300 mijë dollarë në vit duke postuar fotografi të të pasmeve të saj në internet, thotë se merr me qindra propozime për martesë me fotot e saj. Braziliania Natalia Garibotto është mjaft e famshme në Instagram. Ajo ka më shumë se 1.3 milionë ndjekës falë formave trupore.

26-vjeçarja tregon gjithashtu se ka marrë edhe kërkesa të çuditshme, përfshirë nga një person i cili donte të blinte ujin me të cilin ajo ishte larë.

Natalia, e cila ka diplomë nga Universiteti i Miami për biznes, thotë se ka më shumë për të ofruar se sa mendojnë pjesa më e madhe e njerëzve.

“Më pëlqen sesi frymëzoj si meshkujt ashtu edhe femrat që të shkojnë çdo ditë në palestër dhe sesi i motivoj të bëjnë para. Të punosh në Instagram duhet shumë punë dhe kohë. Nuk ka të bëjë me të punuarit fort, më shumë sesa të punosh me mend. Të kapësh brand-e të reja dhe të bësh bashkëpunime afatgjata që sjellin të ardhura fikse, është shumë e rëndësishme“, shprehet 26-vjeçarja.

Ajo bën gjithashtu para duke investuar në tregun e aksioneve dhe prona, dhe ka gjithashtu vajin e saj për nxirje. Natalia ka 2 vjet që bën para në Instagram dhe tani thotë se fiton mbi 5 mijë dollarë për postim./tvklan.al

Të ngjashme
UKT