Në kuadër të operacionit “AGIMI”, policia njoftoi arrestimin e 6 personave të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Tiranë në kryeqytet.

Në këtë operacion janë sekuestruar 27 kg hashash.

Mes të ndaluarve është edhe 33 – vjeçari Fatmir Haka, sipas policisë, me detyrë Nënoficer në Repartin e Zallherit. Por Ministria e Brendshme, në një reagim sqaroi se, Fatmir Haka është larguar nga Forcat e Armatosura në vitin 2012.

Pranë banesës së tij, 6 personat e arrestuar po shkëmbenin kanabisin.

Gjatë kontrolllit në bagazhin e automjetit tip BMW me targa “AA 993 BX”  u gjetën 4 thasë të bardhë të mbushura me hashash.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, në sediljen e pasme u gjet dhe sekuestrua një automatike kallashnikov, së bashku me një karikator më 27 fishekë luftarakë.

Ndërsa një armë zjarri pistoletë është gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesë.

Të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë:

Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit.

Ylber Tahiri, 42 vjeç, banues në Tiranë

Arben Metaj, 28 vjeç, banues në Tiranë

Urim Haka, 22 vjeç, banues në Tiranë

Valter Dedndreaj, 30 vjeç, banues në Tiranë

Fatjon Hoxha, 30 vjeç,  banues në Tiranë

Tv Klan