28-vjeçari qëllon me armë, policia i gjen pistoletën në frigorifer (Video)

28-vjeçari qëllon me armë, policia i gjen pistoletën në frigorifer (Video)

13:17 30/06/2019

Një i ri është arrestuar nga policia në Burrel pasi ka qëlluar me armë në ajër në aksin rrugor drejt Klosit gjatë orëve të natës. Policia thotë se 28-vjeçari me iniciale F.Ll. u arrestua brenda një kohe të shkurtër.

Sipas uniformave blu, 28-vjeçari qëlloi dy herë në ajër me qëllim për të krijuar panik. I riu u kap pranë fshatit Shoshaj, si dhe u sekuestrua arma. Pistoleta model “TT” u gjet e fshehur në frigorifer. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT