Fati i Arjan Salës ende nuk dihet, zjarrëfikëset s’kanë asnjë gjurmë të tij

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga rënia e zjarrit në magazinën në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare Casa Italia. Pavarësisht kërkimeve ende nuk ka asnjë gjurmë të punonjësit të sigurisë Arjan Sala, i cili dyshohet se ka mbetur mes flakëve.

Familjarët e 33-vjeçarit që është edhe baba i një fëmije, presin në ankth jashtë perimetrit të sigurisë.

Forcat zjarrëfiksë, po lufojnë me flakët prej dy ditësh dhe po përpiqen që të marrin nën kontroll zjarrin.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të kryeqytetit kanë mbërritur edhe forcat zjarrëfikëse të aeroporti të Rinasit.

Shefi i shërbimit zjarrëfikës Adem Statovci deklaroi se temperatura arrin deri në 980 gradë.

“Pajisja që ne kemi ofruar mundëson frymëmarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë. Dhe ajo bën të mundur që zjarrëfikësi t’i ketë duart e lira për të fikur zjarrin dhe për të bërë kërkim-shpëtimin. Deri ku kemi arritur ne, temperatura shkon në 980 gradë celsius”, tha ai.

Shkak i zjarrit në magazinën e qendrës tregtare që ishte e mbyllur me produkte të ndryshme, dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Do të jenë ekspertët të cilët pasi të shuhet zjarri, do të japin edhe konkluzionin përfundimtar.

Klan News