3 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë


3 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

13:29 14/08/2020

Operacioni Forca e Ligjit vijon aksionin. Kërkesa  për  vetëdeklarimin e pasurisë u ka shkuar tre dënuarve të radhës të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në këtë mënyrë duhet që të justifikojnë pasurinë:

Artur Guri, banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

Elton Andreica (Muça), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Dylber Adema, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al




Të ngjashme