3 universitetet më të mira të botës janë …

3 universitetet më të mira të botës janë …

23:59 20/06/2019

Massachusetts Institute of Tecnology dominon klasifikimin botëror të universiteteve më të mira për të 8-in vit radhazi. Një rekord absolut ky që vendos MIT, i cili ndiqet nga dy universitete të tjera prestigjioze amerikane, Standford dhe Harvard. Më pas janë ato britanike, Oksford në vend të katërt, ndërsa Cambridge në vend të shtatë.

Këtë herë theksojnë analistët, 84 universitet e Mbretërisë së Bashkuar kanë regjistruar një performancë jo ekselente, ndër më të ulëtat madje në 16 vitet e fundit dhe shkaqet kryesore janë vlerësimet e punëdhënësve për studentët e dalë nga to dhe rritja e numrit të studentëve. Në Evropën kontinentale, universiteti më i mirë sipas renditjes vlerësohet të jetë Politekniku i Zyrihut, që ka mbërthyer vendin e 6 në botë për këtë vit.

Ndërsa Italia fqinje shënon tjetër rekord, duke u përfaqësuar me 34 universitete ndër 150 më të mirat në botë. Në Azi, dy shkollat me nivelin më të lartë janë Universiteti i Singaporit dhe ai teknologjik Nanyang, të dyja me pikë të barabarta në vendin e 11 të klasifikimit. Së fundi, universiteti ekselent për Amerikën Latine është ai i Buenos Aires, i cili renditet në vendin e 74.

Klan Plus

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori