30-vjeçari godet me sëpatë të atin

30-vjeçari godet me sëpatë të atin

09:35 17/07/2019

Një burrë mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Lushnjes, pasi u godit me sëpatë nga djali i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.

Shkak për ngjarjen e rëndë sipas policisë u bë një sherr për motive të dobëta. 30-vjeçari Dritan Veliaj e goditi me sëpatë në kokën babain e tij 67-vjeçar K.Veliaj. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë pas ngjarjes i biri 30-vjeçar tentoi të arratisej, por u arrestua pasi policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë vijon./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi