Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Libofshë të Fierit. Dyshohet se i riu ka plagosur me gërshërë një 31-vjeçar.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia njoftoi se i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al